EMRI – Policia e Shkodrës prangos 23 vjeçarin nga Blerani, ishte shpallur në kërkim për kultivim…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Elvis Gjoni 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak. Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.