
Arrestohet shtetasi Kristjan Kelmendi, 20 vjeç, i dyshuar per vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.
Lajmi behet i ditur nga burime policore. 20 vjeçari dyshohet se ka shenja baruti ne duar dhe gjithashtu dyshohet per nje borxh te pashlyer te ish deputetit ndaj 20 vjeçarit per nje apartament.
Policia dhe prokuroria vijojne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.
Ish- deputeti Pashko Ujka, ish- kryekomunar i Velipojës, u plagos mbrëmjen e së hënës për të ndërruar jetë pas rreth 2 orëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.




