MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës arreston 39 vjeçari e shpallur në kërkim, dyshohet se në gusht 2021 kultivoi në Shosh…

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Herojt”, Shkodër

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 10.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatrrim i pronës”, “Shkatrrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosërve”,


Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.