MINUTA E FUNDIT – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj për kultivim kanabisi, shpallet në kërkim një tjetër…

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ”Triple”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:


M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë në Itali për narkotikë, dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike heroinë; rreth 4.3 kilogramë cannabis; dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane me foton e këtij shtetasi dhe me gjeneralitetet e një shtetasi italian.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., të shpallur në kërkim si rezultat i këtij operacioni. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.