Pranë ambienteve të Bashkisë së Pukës, në një bllok banimi, është gjetur një predhë. Predha është zbuluar rastësisht nga punonjësit e Bashkisë të cilët po pastronin ambjentin. Menjëherë Bashkia ka njoftuar policinë për largimin e predhës. Nga ana e saj, uniformau blu kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere pasi sipas tyre paraqet rrezikshmëri.
Edhe me parë punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë gjetur gjatë pastrimeve, predha dhe armë.