
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Personi rreth 47 vjeç, është qëlluar me automatik në këmbë dhe nga punonjës të Qendrës Shendetësore Theth është identifikuar paraprakisht si Gëzim Ndrezaj.
Mësohet se Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht puna e tij që ka çuar në plagosjen me armë. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për arrestimin e tij. Deri më tani nuk bëhen ende të qarta shkaqet dhe motivet e kësaj plagosje.
“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri Ndrezaj.
Theth, Shkodër/Informacion paraprak
Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!