VIDEO+FOTO – Përplasen dy makina, pesë persona përfundojnë në spital me dëmtime…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku për pasojë kanë mbetur 5 persona të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ndërsa mësohet se një makinë tip Benz me targa AA 502 YC është përplasur me dy makina të tjera, ndërsa përplasja ka qenë e fortë pasi dëmet materiale të dy makinave janë të kosniderueshme.


Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Ndërsa të aksdidentuarit, janë transportuar me dy ambulanca në spital.

 ABCOM ║ VODAFONE