Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtatë persona. Dyshohet edhe për të vdekur. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se janë nga i njëjti fis. Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt mes disa personave i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.