Vihet në pranga nga policia drejtuesi i automjetit qe perplasi duke i marrë jetën, nje kalimtar ne Elbasan dhe me pas u larguar nga vendi i ngjarjes. Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë dhe tashmë ai është në duart e uniformave blu. Policia e Elbasanit ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan. “Në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke i marrë jetën shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”- thote policia.
NJOFTIMI
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.