FOTO – Përmbyset furgoni në Malësi të Madhe, raportohet për disa persona të lënduar…

Një mjet transporti udhëtarësh mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në fugon udhëtonin disa persona, të cilët janë lënduar, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mësohet se fugoni po transportonte punëtorët e rikonstruksionit të rrugës Bogë-Theth, teksa është rrotulluar dy herë.


Aksidenti ka ndodhur në aksin Shkodër- Bogë, teksa të lënduarit janë transportuar nga dy ambulanca drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Pritet njoftimi zyrtar nga Policia e Shkodrës. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing