
Partia Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri me parimin “një anëtar, një votë”. Të thirrur për të votuar, ishin rreth 7200 anëtarë në listat e antarësisë, ndërsa këtë të drejtë e kanë ushtruar vetëm 1781 votues.
Procesi ka vijuar e përfunduar i qetë, pa kontestime nga dy kandidatët, Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro, të cilët thuaajse gjatë gjithë orarit të votimit, nga ora 08:00- 18:00, kanë qendruar në afërsi të teatrit “Migjeni”, në hollin e të cilit votohej.
Më pas, është vijuar me numërimin e votave, në prani të mediave dhe të personave të interesuar. Në përfundim, rezultati ka qenë në favor të Ardit Çylybyli. Ai ka siguruar 1083 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Gentian Ibro, ka marrë 687 vota.
Në përfundim fitues dhe kryetar i PD Shkodër për katër vitet e ardhshme, është shpallur Ardit Çylybyli.




