MINUTA E FUNDIT – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Rama zbulon emrin e presidentit të ri të vendit…

Rama hap më në fund zarfin dhe zbulon emrin e propozuar nga Partia Socialiste për President të Republikës.

Maxhoranca ka propozuar si kandidat për president Bajram Bega. Behet fjale per shefin aktual te Shtabit te Pergjithshem.


Përse keni zgjedhur zotin Bega?

Rama: Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti dhe për të cilin ajo zyrë ka nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të përgjithëshëm është një nga kandidaturat e propozuara brenda Grupit Paralementar të PS. Unë nuk kam qenë një ndër propozuesit.

Kush është Bajram Begaj

Bajram Begaj i lindur më 20 Mars 1967, oficer- ushtarak, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.