
Partia Demokratike ka ridërguar edhe njëherë kërkesën për të marrë leje për protestën në Policinë e Tiranës.
Më herët PD kishte kërkuar leje për një afat të pacaktuar, duke mos e specifikuar kohëzgjatjen e tubimit. Por nëse i referohemi nenit nr. 5 të ligjit për tubimet nëse kërkesa për leje nuk përmban afatin e përfundimit të tubimit policia ia kthen për plotësim organizatorit dhe drejtuesit të tubimit, të cilët duhet ta riparaqesin atë të plotësuar jo më vonë se 24 orë para kohës kur do të zhvillohet./balkanweb/