
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
Pas votimit për zgjatjen e mandatit për organet e vetingut, Parlamenti do të votojë për ngritjen e 2 komisioneve për zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të PD.
Ndërkohë, deputetët që i janë bashkuar lëvizjes së ish- kryeministrit Berisha në PD, kanë deklaruar votën kundër, duke e konsideruar të dështuar reformën në drejtë apo vetting- un.
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, pritet të votohet sot zgjatja e vetting- ut, teksa mazhoranca është shprehur publikisht pro, siç edhe SHBA dhe Bashkimi Europian.




