Pas më pak se dy muajve bie qeveria Kurti, Kuvendi me 82 vota miratoi mocionin e mosbesimit të LDK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim. Qeveria Kurti pati një jetë vetëm më pak se dy muaj. Ajo u miratua në Kuvendin e Kosovës me 3 shkurt 2020. Pritet të shihet çfarë do të ndodhë, do të ketë zgjedhje të parakohëshme apo qeveri tjetër.