MINUTA E FUNDIT – Pas 5 ditë kërkimesh gjendet i pajetë në galeri minatori që mbeti i bllokuar…

Pas 5 ditësh kërkime, trupi i pajetë e minatorit Muharrem Plaku u gjet në mesnatë në galerinë e minierës në Bulqizë, ku kishte ngecur pas shembjes së një masivi minerali.

Fatkeqësisht Plaku nuk mundi të mbijetonte, ndërsa nuk dihet nëse humbi jetën si pasojë e asfiksisë apo nëse ishte zënë poshtë nga masivi i mineralit. Ngjarja u regjistrua më 15 shtator, ndërsa kërkimet për 60-vjeçarin ecën me ritme mjaft të ngadalta, për shkak edhe të rrezikut nga shembja e mineraleve.

Minatori Muharrem Plaku

60-vjeçari me profesion teknik ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta. /Shqiptarja.com/

ShkodraWeb Channel

Open

Close