ZYRTARE: SERJAN REPAJ RIVISHET KUQEBLU! KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj.
Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.
Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027. Suksese me fanellën kuqeblu!