Polumbarët kanë arritur sot të gjejnë trupin e peshkatarit, 54-vjeçar i cili u zhduk 10 ditë më parë në lumin Drin të Lezhës. Raportohet se trupi i pajetë i Agim Zeqjes është nxjerr sot nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku ai u humbi jetën. Prej disa ditësh forcat e policisë janë vënë në kërkim për të gjetur trupin e peshkatarit, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e tij.