Partia Demokratike ka percaktuar tashme edhe vendin ku do te mblidhen protestuesit qe do t’i bashkohen thirrjes per te protestuar kunder qeverise.
Nderkohe qe deri ne fundjave ende nuk kishte nje vend te saktesuar per mbajtjen e protestes, pasi diskutohej ose te Kryeministria, ose te Ministria e Brendshme, tashme PD ka vendosur te protestoje para zyres se Rames.
Ne logon e protestes qe kreu i PD, Basha e ka vendosur ne faqen e tij ne FB, shkruhet se protesta nis neoren 11:00 te te shtunes, ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Burime nga PD-ja, bejne me dije se pjese e organizimit te saj, eshte edhe nje ide per nje rrethim simbolik te godines se Kryeministrise.