
Sipas gjasave ka qenë një paralajmërim. Një “pako” e vogël e dyshimtë është gjetur pranë një makine të parkuar në Krujë. Sipas informacioneve të para, pakoja është pikasur në kohë dhe janë njoftuar xhenierët që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Mësohet se makina, pranë të cilës u gjet pakoja e dyshimtë, është në pronësi të Florind Muça, 43 vjeç. Forcat xheniere kanë bërë sigurimin e perimetrit për të vijuar me prodecurat e tjera.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike nga policia. Lënda plasëse nuk ishte aktive dhe asgjesimi i saj është bërë nga forcat xheniere.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!