Policia e Shtetit ka njoftuar me një deklaratë se Gjykata në Vlorë është rrethuar pasi përballë saj, në derën e një zyre ligjore është gjetur një pako, brenda së cilës dyshohet se ka eksploziv. Policia njofton se janë në pritje të ardhjes së forcave të posaçme xheniere në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë eksplozive. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.” – thuhet në njoftimin e policisë.