Opozita e bashkuar shqiptare mesa duket do ti kthehet protestave masive në shesh. Burime brenda takimit që Basha po bën me aleatët në selinë blu, bëjnë me dije për ShkodraWeb se protesta e rradhës e partive opozitare do të jetë të premten tjetër në Tiranë, me datë 26 maj. Pritet që deri atëherë, të organizohen takime përgatitore, ndërsa pritet edhe pjesëmarrje më e madhe nisur edhe nga “plasja” e skandalit më ri “Xhafa” që i bashkohet kështu çeshtjes “Tahiri”.