Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .
Si rezultat nga Poliia e Krujës janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;
• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;
• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;
• Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;
• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;
• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;
• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;
• Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22 të Kodit Penal.
Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.