Vendi fqinj, Greqia, po përballet ditët e fundit nga lëkundje të shpeshta termeti. Më i fundit para pak minutave, siç raportohet nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve. Ai është ndjerë rreth 48 km në Veriperendim të Peristerit dhe 1 km në Jugperendim të Thivait.
Thellësia e lëkundjes ishte vetëm 2 km ndërsa magnituda e tij 3.4 ballë sipas shkallës Rihter. Deri në këto momente, përveç panikut të banorëve, nuk raportohet për dëme njerëzore apo materiale.