NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Nuk ia del emigranti shqiptar që u aksidentua në punë të hënën në Itali, lë pas dy fëmijë jetimë…

Nuk ia ka dalë punëtori shqiptar, rezident në Casirate d’Adda, i cili mbeti i dëmtuar rëndë në një aksident në punë të hënën. Arjan Cekani, i shtruar në spitalin Niguarda në Milano, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Ai kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës me të cilën punonte, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Ngjante si skena e një filmi makabër ajo që u shfaq para syve të forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët ndërhynë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.


Arjan Cekani, 40 vjeç, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vdiq si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik.

Gruaja e tij u bë dëshmitare kur ndodhi aksidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të plagosur rëndë. Në vend shkuan menjëherë të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, urgjenca e spitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zjarrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të Policisë së Treviglios.

Fillimisht ishin zjarrfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një arrest kardiak për shkak të hemorragjisë së madhe. Menjëherë u reanimua dhe më pas u transportua me helikopter për në spital.

Të hënën në mbrëmje, mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi vdekjen e tij.

Arjani kishte shkuar në Itali njëzet vjet më parë, e më pas kishte kaluar një jetë me sakrifica për t’i dhënë familjes së tij një të ardhme.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!