
Një trup i dekompozuar është gjetur sot në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë. Burime policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, 49 vjeç. Dyshohet se trupi i shtetasit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.
Shtetasi Zef Nikollë Prenga ka humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh. Trupi i dekompozuar po dërgohet në mjediset e komisariatit të Pukës.