
Një tjetër termet mjaft i fortë ka goditur Greqinë para pak minutave. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundja ka qenë 5.1 sipas shkallës Rihter.
Lëkundja është ndjerë në një distancë rreth 55 km në verilindje të Athinës dhe 10 km në veri- veripërendim të Nea Stiras. Thellësia fokale ka qenë 10 km.
Edhe në orët e para të ditës së sotme, Greqia është shkundur nga një tjetër termet i fortë. Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale apo njerëzore.