Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon shpërndarjen e materialeve zgjedhore në qarqet e vendit, në kuadër të “30 qershorit”. Burime nga KQZ-ja bëjnë me dije, sot sot do të kryhet shpërndarje për qarqet e Veriut, mes të cilave edhe për qarkun e Shkodrës. Mjetet që qo të realizojnë transportin, janë nisur tashmë nga KQZ-ja dhe pritet të mbërrijnë rreth mesditës. Pranë KZAZ-ve do të bëhet dorëzimi i kutive të votimit, vendvotimeve dhe fletëve të votimit por edhe mjetet që do të përdoren ditën e zgjedhjeve dhe në procesin e monitorimit dhe numërimit.