Një person ka humbur jetën pasi është vr.arë në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës. Lajmi sapo raportohet nga vendngjarja ndërsa priten ndërkohë detaje të tjera. Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa policia zbardh identitetin e personit që ka mbetur i vr.arë.
Njoftimi i policisë
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vr.arë me ar.më zjarri shtetasi Lazër Arraj 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.