
Pavaësisht se ditë pushimi, e diel, uniformat blu janë në krye të detyrës për atë që konsiderohet prioriteti i prioriteteve: fushata antioanabis.
Policia ka zbarkuar në terren, ku po ndërmerr një aksion për drogë në të gjithë vendin. Lajmi bëhet i ditur nga disa burime mediatike.
Mësohet se aksioni i policisë është shtrirë në Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Vlorë dhe Tepelene. Deri në këto momente nuk ka më shumë informacione.
Në vijim, siç ndodh zakonisht, Policia e Shtetit apo drejtoritë rajonale do të dalin me njoftime për rezultatet e aksioneve të ditës së sotme, nëse do të ketë konkrete.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!