Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT/ Nga fshehja e pasurisë te kontaktet e papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Apelit të “të Rëndave”…

ShkodraWeb 4 years ago

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka larguar nga detyra drejtuesin e Gjykatës së Apelit tek “të Rëndat”, Fehmi Petkun. Vendimi per shkarkimi e tij eshte dhene paraditen e sotme, pasi nuk ka kaluar dot siten e vetingut.

Gjate seances KPK e akuzoi ate se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Por, ne ate perballje gjyqtari i rrëzoi këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta, si për pasurinë, ashtu edhe për dy kriteret e tjera. Ndërkohë, ka qenë një raporti i dorëzuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që ngrinte dyshime se Petku kishte kontakte me persona të përfshirë në krmin e organizuar.

“Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore”, tha Pine, ndër të tjera. Kjo e fundit, teksa relatoi raportin e DSIK-ut, shtoi se janë konstatuar të dhëna për djalin e gjyqtarit Petku, ku ngriheshin dyshime se mund të vihej nën presion nga krimi i organizuar. Këto përfundime të DSIK-ut dhe Komisionit u kundërshtuan nga Petku, i cili vuri në dyshime punën e Drejtorisë, duke e cilësuar flagrante sjelljen e institucionit përkatës për dorëzimin e dy raporteve me përfundime të kundërta. Gjyqtari tha se njëri prej dy raporteve duhet të jetë i paligjshëm.

“Ose i pari është i paligjshëm, ose i dyti”, u shpreh Petku, ndërsa shtoi se hetimi për figurën është bërë përtej afatit ligjor. Nga hetimi, probleme u konstatuan edhe me pasurinë e gjyqtarit, ku Komisioni ngriti dyshime për fshehje, deklarim të rremë dhe mosmbulim me të ardhura të ligjshme të pasurisë së tij. Përpos raportit negativ të ILDKPKI-së, relatortja tha se KPK-ja kishte kryer një hetim të thelluar, ndërsa renditi disa prej pasurive në pronësi të Fehmi Petkut, të hetuara nga Komisioni. Kështu, drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Aldi Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën.fahmi-petku

Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë. Ndërsa relatoi një sërë problemesh, ndër të tjera edhe gjetjen e gjyqtarit në kushtet e konfliktit të interesit, relatorja Pine u shpreh se Petku nuk kishte burime të ligjshme për pasuritë e deklaruara. “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, u shpreh relatorja Xhensila Pine.

MBROJTJA

Teksa pretendoi se ka deklaruar pranë ILDKPKI-së çdo pronë, konkretisht bashkëpronësinë për tokën në Kukës, truallin dhe banesën tek “Ali Demi”, tokën në Sauk dhe tri banesat që ndodhen aty dhe tokën në Vaqarr, gjyqtari sqaroi se një pjesë e tyre kanë qenë të trashëguara. Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar pas arratisjes së xhaxhait në vitin 1967. “Kemi jetuar shtatë persona në një ambient, pa energji elektrike dhe pa ujë, që gjendej një orë larg nga zonat e banuara”, tregoi Fehmi Petku.

Ky i fundit deklaroi se ishin të detyruar të punonim në punë të vështira, në miniera e ndërtim pasi kishin shkuar në Kukës. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha gjyqtari. Sipas tij, me këto të ardhura mund të bliheshin troje dhe të ndërtohej.

Continue Reading

LAJM PARA: INUV dhe policia shkojnë tju shembin shtëpitë, përplasen me banorët në Breg të Lumit…
LAJM PAS: “Po nuk të futa në burg, mbaje mend…”, KPK shkarkon kryeprokurorin- ai shpërthen në kërcënime ndaj gjykatësve…

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

4 hours ago
DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

4 hours ago
FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • “Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • PROFIL – Ish-kampion, rekordmen i atletikës dhe ish-Prefekt i Shkodrës, Oltion Luli kryeson listën e PS për këshillin bashkiak

TË FUNDIT

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • Kryesore

“Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…

15 mins ago
“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5
  • Kryesore

“Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

38 mins ago
FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Jam i mrekulluem nga energjitë tueja, mirësija, dashnija për Shkodrën”, Pjetër Logoreci flet për takimin me Benet Becin…

3 hours ago
“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.