
Burime nga selia blu bëjnë me dije se pikërisht në ditën e fundit të afatit ligjor pët regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka rezervuar një lëvizje të rëndësihme politike. Nesër në orën 09:00 PD nis firmosjen për krijimin e koalicionit opozitar. Sipas të njëjtave burime, Partia Demokratike i jep jetë nesër koalicionit opozitar, teksa do të bëhet edhe firmosja e marrëveshjeve me partitë aleate. Koalicioni opozitar synon krijimin e një qeverie tranzitore. Në koalicion, partitë kryesore të opozitës, ato që kërkojnë zgjedhje pa Ramën. Pjesë e koalicionit pritet të jenë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.







