Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 ka rënë në detin Adriatik, 33 kilometër në veri të durrësit, me thellësi 15 kilometra.
Për fat të mirë lëkundjet ishin të një magnitude të ulët dhe nuk raportohet për dëme materiale.
Vetëm 4 muaj më parë vendi ynë u godit nga një tërmet tragjik me magnitudë 6.4, që shkaktoi 51 vik tima, dhjetëra të pla gosur e dëme të shumta materiale.
Më të prekurit ishin Durrësi e Thumana, ku ende shumë njerëz jetojnë në çadra, pasi humbën shtëpinë.