NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetën në Infektiv e moshuara, trajtohej prej 5 ditësh- është jeta e 12-të e humbur…

Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me virus. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është vik tima e 12 e epidemisë në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së virusit.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media