VIDEO/ Ndërron jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Shkodrës një boksier i huaj, po ndeshej…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndërsa zhvillohej një ndeshje në kuadër të Turneut Ndërkombëtar Miqësor “Shkodra Boxing Night” të boksit profesionst, një boksier bullgar ka patur komplikacione.


Po zhvillohej ndeshja në mes durrësakut Ardit Murrja dhe bullgarit Isus Velchkov. Ky i fundt, pas goditjeve të marra ka rënë për tokë pa ndjenja. Menjëherë është ndërhyrë dhe është nisur për në Spitalin Rajonal të Shkodërs ku duket se ka mbërritur pa shenja jete.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!