Nuk ka mundur dot te mbijetoje i riu qe u shenjestrua dje me plumb në kokë teksa punonte ne nje vile te rruga “Myslym Shyri” ne kryeqytet. Raportohet se i riu 26 vjecar ka nderruar jete ne Spitalin e Traumës ne Tirane, ku dje u transportua ne gjendje kome. Behet fjale per shtetasin Indrit Çelaj, nga Mallakastra, me profesion teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve.
Ai ka qenë duke punuar për kondicionimin e një vile 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.
Pas një konflikti, që sipas Policisë ka qenë i çastit, Çelaj është shënjestruar me plumb në kokë, nga një a.rmë zjarri që dyshohet të ketë qenë pistoletë. Personi që dyshohet se ka tentuar të v.rasë 26- vjeçarin, është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se i dyshuari është shtetasi me iniciale L. V., që mendohet se është kolegu i të p.lagosurit, megjithëse ende nuk është saktësuar pozicioni i tij. Për të saktësuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, duhet dëshmia e Indrit Çelajt, që duket thuajse e pamundur për shkak të gjendjes së tij kritike.
Nga ana tjetër, Policia ende nuk ka gjetur një dëshmitar tjetër për të rrëfyer ngjarjen, pasi mendohet se në momentin kur ka ndodhur p.lagosja, në ambientet e objektit që ishte në rikonstruksion e sipër, ndodheshin vetëm i dëmtuari dhe autori.