Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.