MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë në Infektivin e Tiranës 71 vjeçarja, shkon në gjashtë numri i vik timave nga virusi

Një paciente 71-vjeçare nga Tirana është vik tima e radhës e korona virusit në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin zyrtar të jetëve të humbura nga epidemia. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e moshuara ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është vik tima e gjashtë e prekur nga CO VID-19 në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

 ABCOM ║ VODAFONE