NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë edhe i moshuari, shkon në 16-të numri i jetëve të humbura, Ministria jep detajet…

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë, pa mundur të shpëtojë dot në betejen me korona virusin. Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, duke dhene te rejat me te fundit lidhur me situaten e korona virusit ne vend.


“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me CO VID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”-njoftoi MSh ne deklaraten e sotme per mediat. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga pandemia në Shqipëri. Po ashtu janë 18 raste të reja të prekura sot në gjithë Shqipërinë dhe 277 në total.