NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë babai i pacientit “zero” në Dobraç, jeta e dytë e humbur nga virusi në Shkodër, detajet…

Shënohet jeta e dytë e humbur në Shkodër nga virusi. Raportohet se babai i pacientit ‘zero’ nga Dobraci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa i moshuari kishte 3 muaj në gjendje kome. Mesa duket, siç edhe në raste të ngjashme, mjekët konsiderojnë se infektimi me virus, ka agravuar shendetin e personit, duke i marrë jetën.

Po ashtu bëhet e ditur se sot do të bëhet edhe funerali i tij, në orën 14:00, ku nuk do të lejohen persona të tjerë, veç familjarëve. Aktualisht ne Shkoder ka 49 raste.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media