Ndërhyrje në kohë e zjarrëfikëseve i ka shpërtuar jetën një të moshuare në qytetin e Shkodrës. Mësohet se para pak minutave, në një banesë në lagjen Sarreq të Shkodrës ka shpërthyer zjarri. Flakët janë shfaqur në një banesë ku jetonte vetëm një grua e moshuar. Sapo kanë marrë informacionin, me shpejtësi kanë mbërritur në vendngjarje zjarrëfikëset, të cilat kanë vepruar me shpejtësi, edhe pse banesa ishte në katin e katërt të një pallati. Flakët janë shuar në kohë rekord dhe është dëmtuar vetëm një pjesë e banakut. E moshuara, është nxjerrë nga banesa dhe është shoqëruar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ka patur vetëm shenja asfiksimi të lehtë për shkak të tymit, por nuk ka patur probleme serioze.