Vitor Jubani humbet betejën me semundjen e rendë. Një nga ish- volejbollistët e njohur të Vllaznisë, është ndarë nga jeta. Përveç se sportist shumë i mirë, Jubani do të mbahet mend edhe si amator i muzikës. Fizarmonika ka qenë vegla e tij muzikore e preferuar, me të cilën argëtonte të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë. Veç kësaj, Vitor Jubani do të mbahet mend si një nga koleksionistët më pasionantë të Shkodrës, ku shtëpia e tij ishte një muze i vertetë vlerash.
Si sportist ai shënoi emrin e tij tek Vllaznia falë talentit të padiskutueshëm, duke spikatur jo vetëm në mbrojtje por edhe në sulm. Vitor Jubani krahas sportit, kultivoi edhe dëshirën për muzikën, sidomos atë Jazz dhe bashkë me pasionin e koleksionit krijuan imazhin e një intelektuali të spikatur të Shkodrës. Gjatë jetës së tij, Vitor Jubani dha një kontribut të vyer edhe në aspektin e ruajtjes së mjedisit, një tjetër dimension i tij si një pinjoll i denjë i familjes së njohur që i përkiste. ShkodraWeb i shpreh ngushllime familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurëve të Vitor Jubanit.