ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani, humbi “bejetën” me sëmundjen e rëndë…

Humb betejën me sëmundjen, shuhet në moshën 55 vjeçare regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 14 gusht, në një spital në Romë. Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.

Loading...

BIOGRAFIA

Gjergj Xhuvani, një regjisor, skenarist, producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.