Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë. Policia e Tiranës bën me dije se nga ngjarja ka mbetur i dëmtuar edhe pasagjeri i motorit.
Njoftimi:
Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.