ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

EMRAT/ Morën rryshfet nga një hotel në Velipojë, policia e Shkodrës vë në pranga dy inspektorë të Tatimeve- një në kërkim…

Arrestohen 2 inspektorë të Drejtorisë të të Ardhurave në Bashkinë e Shkodrës. Mësohet se janë vënë në pranga Bledar Plori dhe Isa Mandi, ndërsa është shpallur në kërkim Denis Hoxha. Arrestomi i tyre është bërë pasi akuzohen për korrupsion pasiv. Nga të dhënat e para ata akuzohen për një skemë korrupsioni me bizneset në plazhin e Velipojës.

Loading...

Njoftimi i Policisë Shkodër: Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e K.rimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të aksionit policor “Akomoduesi” janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

B. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

I. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale “Shpërdorim detyre“, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.