Prej pak çastesh, po qarkullon me shpejtësi lajmi se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, do të japë dorëheqjen ditën e sotme, në një konferencë për mediat në orën 18:00, sipas burimeve të Syri.net.
Sipas të njëjtave burime, thuhet se ministrja do të marrë përsipër dështimin e reformës në arsim dhe degradimin e universiteteve dhe konvikteve. Dorëheqjen e Nikollës e konfirmon edhe Exit.al.