Një autobus është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë. Mësohet se një person ka mbetur i lënduar, por jo për shkak të flakëve, por pasi teksa po tentonte që të largohej me shpejtësi, ka marrë dëmtime në këmbë. Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin prej akseve. Shkak mendohet se është bërë një manovrim i gabuar e shoferit, i cili është shoqëruar në polici.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve. Kjo ngjarje vjen pak ditë, pasi një tjetër autobus me pasagjer ka marrë flakë në ecje në rrugën e Kombit. (autobusi në flakë në Rrugën e Kombit, për ilustrim)