
SPAK dërgon në gjyq Thoma Gëllçin, ish-drejtorin e RTSH-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Pokurorisë Speciale- SPAK. Te pandehur për shkelje te barazisë ne tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja.
Ish- drejtori Gëllçi u vë në pranga për çeshtje së lidhen kryesisht me hapjen e një kanali televiziv shtetëror RTSH Agro në paketën RTSH.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.




