Një aksident i rëndë më pasojë humbjen e dy jetëve ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetin, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Mësohet se dy viktimat janë goditur prej njërit prej automjeteve të aksidentuar, teksa ecnin në trotuar. Atë e bijë kanë gjetur vdekjen në një prej rrugëve në afërsi të Unazës së qytetit.
Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeç, u goditën nga automjeti pasi drejtuesi i njërit prej tyre humbi kontrollin e mjetit. Ndërkohë në polici janë shoqëruar Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe.
Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar. Policia ka shkuar në vendngjarjeje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.