
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Klevis Duka, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Berhan Triepshi, rreth 84 vjeç.
Shtetasi Berhan Triepshi ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.